Veliaj vazhdon premtimin! “E çuditshme si erdhën sot”! Administratori i shtëpisë së futbollit: Na dhanë lejen në 2017 dhe IMT zbarkon tani

“Do ua nxijë jetën”! Ky ishte premtimi i Veliajt në mbledhjen me Shoqatën e Tiranës ku pas hetimit të bizneseve të Dukës, tanimë IMT dhe Policia Bashkiake kanë zbarkuar në zyrat e FSHF.

Administratori i shtëpisë së futbollit, Hasan Gurabardhi u shpreh se ishin dy inspektorë nga IMT e Tiranës për të kontrolluar dokumentacionin e lejes së ndërtimit të shtëpisë së futbollit ku hyjnë zyrat e Federatës sipas “Ora News”.

“Duket i çuditshëm pse vijnë sot kur ndërtimi dhe leja e ndërtimit është dhënë në 2017 dhe erdhën çuditërisht sot. I vumë në dispozicion lejen e ndërtimit. Ndërtesa ka nisur 5 vite më parë dhe u habitëm pse erdhën sot” tha Administratori i shtëpisë së futbollit, Hasan Gurabardhi

Administratori tregoi se të gjitha dokumentet i ka në dispozicion bashkia megjithatë disa dokumente u la të paraqiten të hënën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online