“Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë”, Reja flet në prestigjozen italiane për sulmin ndaj Armand Dukës

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Shqipëri, kur pranë shtëpisë së Presidentit të FSHF-së, Armand Duka u vendos një eksploziv ka tronditur jo vetëm botën e futbollit shqiptar, por edhe atë europian. Reagime të shumta ka pasur nga komuniteti i futbollit me drejtues dhe personalitete të njohura të futbollit ndërkombëtar, por edhe nga media prestigjioze ndërkombëtare, që janë solidarizuar me ngjarjen shokuese.

Në lidhje me këtë çështje, gazeta e madhe italiane, “Corriere Dello Sport” ka intervistuar trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja. Në një prononcim të shkurtër për gazetën prestigjioze italiane, trajneri i Kombëtares shqiptare i shpreh solidaritetin e plotë presidentit Duka, teksa lidhur me ndërhyrjet e fundit të politikës në futboll, ai thekson se politika nuk ka vend në këtë sport. Ai flet edhe për punën që po bën me Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Dua të shpreh solidaritetin tim të plotë për Presidentin Duka. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë të shihja një incident  të ngjashëm të kësaj natyre, më vjen vërtetë keq për Dukën. Kam dëgjuar rreth disa polemikave në Shqipëri, por mund të them që politika nuk ka vend në futboll. Me Federatën Shqiptare të Futbollit po bëjmë një punë të jashtëzakonshme. Do të ishte mëkat të prishej apo të vihej në diskutim”, – shprehet trajneri Reja për prestigjiozen “Corriere Dello Sport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online