Skuadra e Veleçikut të Koplikut është debutuese në Kategorinë e Parë në këtë sezon dhe në 14 ndeshjet e luajtura në Grupin A ka grumbulluar 19 pikë, duke u renditur në vendin e 6-të. Por drejtuesit dhe trajneri i kësaj skuadre nuk janë plotësisht të kënaqur me këtë pozicion në tabelën e renditjes, dhe pasi kanë rinisur përgatitjet në datën 4 janar, kanë hedhur sytë edhe nga merkato. Sipas trajnerit Besnik Duli, këto janë afrime që e ndihmojnë Veleçikun të synojë renditjen në pesë skuadrat e para të grupit.
“Puna jonë me skuadrën ka nisur që në datën 4 janar, ku i gjithë grupi i cili mbylli 14 ndeshjet e para të kampionatit, ka qenë i gatshëm në këto ditë. Por ne tashmë i quajmë të Veleçikut tre futbollistët që kanë qenë pjesë e Vllaznisë: Nimanin, Rajçeviç dhe Pusin. Forca jonë është grupi, dhe së bashku do të mundohemi që skuadra të renditet në pesë të parat në fundin e fazës së dytë, sepse faza e tretë do të jetë më e vështirë në pesë të dytat e grupit”.
Në ndeshjen e javës së 14-të Veleçiku luan në Peshkopi ndaj Korabit, dhe këtë trajneri Duli e vlerëson si të vështirë, por e quan të shpejtë të flasësh, pasi duhen edhe tre javë që të rinisë kampionati.