Uendi Vecaj u aktivizua në fillimin e pjesë së dytë, duke ndryshuar lojën e Teutës. Pas ndeshjes, shkodrani komentoi ndeshjen e sotme në “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” duke veçuar se ai punon shumë që të fitojë besimin trajnerit Shkëmbi për t’i dhënë një fanellë titullari.
“Ishte një ndeshje e mirë dhe pozitive. Në pjesën e parë toleruam pak, pasi u duk sikur ishim më superior. Në pjesën e dytë hymë me mendje tjetër dhe erdhi edhe goli i barazimit. Ne stërvitemi për të dhënë më të mirën dhe them se ishte pozitive si ndeshje.”
“Të gjithë duan të luajnë titullar, por këtu ka lojtarë të mirë dhe unë duhet të jap më të mirën në stërvitje dhe ndeshje. Sa herë që më jepet mundësia mundohem që të kap formacionet. Uroj që me vitin e ri të jem aty me djemtë e tjerë”.
“Jam mundur gjithnjë të jap maksimumin të bind trajnerin. Futbolli i tillë është dhe duhet të pranojmë çdo gjë”.
“Mendoj se kam për të dhënë akoma dhe më shumë dhe them se do ta arrij. Unë futem për ta ndihmuar skuadrën dhe për të bërë maksimumin për të fituar ndeshjen.