“Vazhdon” Superiorja, nesër luhet Tirana-Kukësi

Tirana e Kukësi kanë vendosur të testohen vetëm pak ditë pas rinisjes së përgatitjeve për ndeshjet e kupave të Europës.

Nesër pasdite, ora 17.00, në “Selman Stërmasi”, do të luhet një ndeshje miqësore, e para për sezonin e ri, për të dyja skuadrat.

Tirana kishte nevojë urgjente për një ndeshje të tillë, pasi trajneri Ze Maria kërkon të shohë skuadrën pak ditë para debutimit, aq më shumë që nuk njeh askënd në skuadër dhe përveç ndeshjes ndaj Kukësit, ndoshta do të kërkojë edhe një miqësore tjetër deri në ditën e përballjes me Makabin, të enjten e ardhshme.

Ndërkaq, Kukësi është më i qetë, sepse skuadrën e ka të kompletuar dhe pret edhe afrimet e reja, ndaj kjo miqësore është më shumë një nder për Tiranën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *