Françesko Tahiraj ka qenë një ndër surprizat e këtij sezoni në kampionatin slloven. Mesfushori i krahut po kalon një formë të shkëlqyer me skuadrën e Aluminij, ku në 18 ndeshje ka realizuar gjashtë gola, ndërsa nuk kanë munguar as asistimet për shokët e skuadrës.
Forma e mirë e vlonjatet nuk kishte si të mos ngjallë interes nga skuadra të ndryshme nëpër Europë. Një ndër klubet e shumta që duan ta bëjnë pjesë të tyre Tahirajn është dhe Hajduku i Splitit.
Lajmi për interesimin e Hajdukut për futbollistin shqiptar e ka bërë të ditur gazeta më e madhe sportive në Kroaci “Sportske novosti”. Kontrata e Tahirajt me Aluminij mbaron në muajin qershor, por një ofertë e mirë, do të mund ta shkëpuste atë që në muajin janar.