Varan i shtohet listës së rinovimeve në Madrid

0

Mbrojtësi francez Rafael Varan është bërë lojtari i radhës i Realit të Madridit, i cili ka ripërtërirë kontratën me gjigantët spanjollë.

Ai ka firmosur një kontratë të re nme madrilenët deri në vitin 2022. Mbrojtësi është kthyer në një figurë qendrore në Realin e Zinedin Zidanit, duke u konfirmuar titullar në mbrojtje në krah të kapitenit Serxhio Ramos.

Ai është pjesë e Realit fitues i 3 Champions, si dhe 10 trofeve të tjerë të rëndësishëm, ku futen 2 tituj në Spanjë, dy botërorë klubesh dhe 3 superkupa të Evropës. Edhe pse vetëm 24 vjeç ai numëron 196 ndeshje me Realin dhe më vonë gjatë tetoit në takimin kundër Eibarit do të arrijë shifrën 200.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.