“Van Gal thotë se luan futboll të bukur, tani hiqte vetëm topin”! Video skandali e Leo Mesit pas ndeshjes me trajnerin e Holandës: Çfarë ke që sheh budalla?

Shumë përplasje ka prodhuar ndeshja mes Holandës dhe Argjentinës. Në fundin e takimit, ishte Leo Mesi që kishte disa fjalë për të ndarë me Van Gal. Gjithashtu në konferencën për media, ylli i PSG ka thumbuar trajnerin kundërshtar.

“Van Gal thotë se luan futboll të bukur, por këtu vetëm po largonte topin”. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Mesi thotë: “Çfarë ke që shikon budalla, çfarë ke që shikon?”. Sipas mediave të huaja, personi tjetër që po shihte Mesin ishte trajneri Van Gal, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar nëse realisht ishte ky teknik apo ndonjë prej stafit të tij te Holanda.

Por Mesi kishte pakënaqësi edhe me arbitrin Lahoz, aq sa e quajti më të keqin. “Është më i keqi i këtij Botërori. Ne ia kishim frikën shumë edhe para ndeshjes, ju mund ta shihnit. FIFA duhet të bëjë kujdes, nuk duhet të vendosen arbitra të tillë, por t’i përshtaten nivelit të takimit. Por nuk mund të flas më tepër dhe të them se çfarë mendoj se do të penalizohem pastaj”, tha Mesi./ Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online