Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ishte shumë i kënaqur pas fitores kundër Lionit në Camp Nou. Skuadra e tij triumfoi duke shkëlqyer në fazën sulmuese, edhe pse goli i tretë, i sigurisë, erdhi shumë vonë.
BALANCA – “Është një ndeshje e Champions League, është normale të ketë tension dhe presion. Rezultatet janë zakonisht të ndershme”.
FILLIMI I MIRË – “Në pjesën e parë luajtëm në mënyrë të jashtëzakonshme, e dominuam ndeshjen, mund të shënonim edhe më shumë. Në pjesën e dytë Lioni luajti në sulm dhe shënoi një gol që na sikletosi”.
ULJE RITMI – “Në Champions nuk lejohet ta ulësh ritmin, të relaksohesh, sepse 2-0 nuk është rezultat që ofron siguri. Nuk po koordinoheshim mirë, patëm ndjesinë se Lioni mund të barazonte”.
MESI – “Barcelona është klub që ka mentalitetin për të luajtur në Champions dhe Leo luajti një ndeshje të madhe, si zakonisht”.
CHAMPIONS – “Nuk shoh një favorit, e pamundur. Të gjithë kanë mbërritur me meritë deri këtu, të shohim shortin fillimisht”.