Valverde: Mesin e lashë në stol për të mirën e skuadrës

Barcelona regjistron të tretën ndeshje pa fitore, pasi edhe sot ka barazuar 1-1 ndaj Atletik Bilabon. Skuadra katalanase e pa veten në disavantazh madje dhe mund ta kishte humbur ndeshjen, por një gol i Munir evitoi humbjen e dytë radhazi.

Ajo që ra në sy ishte fakti që Leo Mesi e nisi ndeshjen nga stoli. Argjentinasi u aktivizua në pjesën e dytë,duke qenë protagonist me asistin e tij. Pas ndeshjes ka qenë trajneri Ernest Valverde që ka komentuar këtë zgjedhje, duke habitur jo pak, pasi e ka justifikuar lënin e në stol të “pleshtit” se ishte një zgjedhje në të mirë të skuadrës.

“Kur unë vendos që të bëj ndryshime mendoj gjithnjë në të mirë të skuadrës. Para çdo ndeshje unë mendoj atë çka do të ishte më e mira. Pa diskutim që është përgjegjësia ime, por kemi 4 ndeshje në 10 ditë dhe duhej që t’i jepja pak pushim. Nëse gjërat do kishin shkuar mirë nuk do të më kishit pyetur për këtë çështje. E dija se ishte diçka e rrezikshme. Jemi në një moment jo të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online