Lajme mjaft të mira vijnë për Barcelonën përpara ndeshjes që katalanasit do të luajnë ndaj Mançester Junajtid. Në stërvitjen e ditës së martë, të zhvilluar në “Old Traford”, me grupin ishte dhe Usman Dembele, i cili e kreu të gjithë seancën dhe nuk shfaqi probleme. Gjithashtu, me një postim në llogarinë zyrtare, klubi blaugrana deklaroi se francezi është gati.
? Dembélé declared fit
? More details: https://t.co/JDrmYZuYQA?? #ForçaBarça
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 9, 2019
Sulmuesi anësor kishte pësuar një dëmtim që në ndeshjen ndaj Lionit në “Camp Nou” dhe tashmë do të rikthehet nën urdhrat e Valverdes pas disa javësh mungesë. Ndeshja është e vlefshme për fazën e çerekfinaleve dhe do të luhet mbrëmjen e të mërkurës në orën 21:00.