Valdet Rama ishte një nga transferimet më të bujshme të merkatos së janarit. Ish-lojtari i kombëtares zgjodhi Kukësin për të vijuar karrierën e tij dhe forma e tij po vinte gjithnjë e në rritje në ndeshjet e fundit.
Gjithsesi, për 31-vjeçarin nuk ishte e thënë, teksa pësoi një dëmtim javën e shkuar në stërvitje. Tashmë, vjen edhe lajmi i hidhur për Kukësin, pasi Rama do të operohet dhe do ta mbyllë këtu për këtë sezon.
Mesfushori i avancuar ka zhvilluar nëntë ndeshje me Kukësin, ku tre prej tyre si titullar. Në këto nëntë takime, Rama ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë, në fitoret ndaj Kamzës me shifrat 3-2 dhe ndaj Luftëtarit me shifrat 3-0.