Vajzat kuqezi nuk e përballojnë dot të nxehtin, i dërrmon Bosnja

0

Para dy ditësh Shqipëria U-19 për femra mundi 2-0 Bosnje-Hercegovinën në një miqësore luajtur në Kamzë, me dy gola nga kapitenia Uendi Muja.

Sot miqësorja u riluajt, sërish në Kamzë, por këtë radhë u luajt në një orar të pazakontë, në 10.00 paradite.

Duket se orari dhe i nxehti i madh në fushën me bar artificial në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare ndikuan për keq te vajzat e drejtuara nga Nevil Dede. U mundëm 4-0, në një sfidë me ritëm të ulët dhe me shumë pak raste për shënim.

Shqipëria luajti dobët, krijoi shumë pak dhe bëri gafa të mëdha në aspektin mbrojtës, me gola të pësuar në mënyrë shumë naive.

Boshnjaket u treguan të sakta në pak raste që krijuan, duke shënuar 3 herë që në pjesën e parë.

Pati disa ndërprerje të ndeshjes nga i nxehti, por edhe dy dëmtime të rënda, sidomos ai për portieren e Bosnjes.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.