Myrto Uzuni është transferuar në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit, që jo më kot ka ofruar për të plot 350 mijë euro. Futbollisti nga Berati ka publikuar fanellën e tij dhe te skuadra e re do të mbajë numrin 21.
Stafi teknik ndërkohë i ka besuar formacionin Uzunit në ndeshjen që Lokomotiva e Zagrebit luan në transfertë kundër Slaven Belupos. Së bashku me Lirim Kastratin do të jenë lojtarët që duhet t’i hapin punë kundërshtarëve nga krahët.