Partizani nuk fiton prej vitesh titullin dhe duke parë çfarë ka ndodhur në klubin e kuq gjatë kësaj periudhe, kjo nuk është aspak më e keqja. Sigurisht rëndon fakti që nuk po ngrihet një trofe, por nga ana tjetër ka shumë nga ata tifozë që janë të lumtur. Ndonjë mund të qeshë, po ky çfarë po thotë! Do më kuptojnë ata që shkonin në Përrenjas, Këlcyrë e Sarandë kur Partizani garonte në ligën e tretë, apo sikurse njihet ndryshe Kategoria e Dytë. E mbështesnin klubin e tyre jo vetëm me zë, por edhe financiarisht. Aq sa kishin mundësi!
Ishin vetëm një “celulë”, por luftuan si partizanë të vërtetë. Rrezikonin edhe vetë të mos ekzistonin. Kushedi sa prej atyre djemve kanë lënë veten pas dore vetëm për Partizanin. “Se kur jemi gjithë së bashku, asgjë s’na ndalon”, thotë një këngë e tyre. Ato vite nuk ishin gjithë së bashku, por Guerrils ishin si një trup qiellor që gjithë energjinë e kishin te bërthama. Ajo ishte e fortë dhe nuk u shpërbë në asnjë moment. Sot ata djem që mbajtën gjallë dashurinë për Partizanin dhe jo vetëm, gëzojnë dhe kanë arsye të jenë krenarë.
Kisha disa kohë që nuk ndiqja një ndeshje nga tribuna, nga ajo ku këndohet, nga ajo ku ndizen flakadanët e futur fshehurazi, nga ajo ku të rinj e të reja, baballarë që përçojnë dashurinë për Partizanin te fëmijët, janë të gjithë të veshur me të kuqe në çdo aspekt. Në tribunë ka shumë partizanë. Lufta kërkon vetëmohim dhe në ditët e sotme nuk është më aq e vështirë, duke parë një Partizan që lufton dhe dominon.
Me Skënderbeun u përjetuan momente jo të mira, por aty në tribunë kishte nga ata që as nuk e dinin çfarë po ndodhte në fushë. Pas banerit, me pamje të bllokuar. Katër ushtarë, nuk po i përdor fare thonjëzat, po bënin luftën e tyre. Tupani gjëmonte, zërat jehonin në qiell. Ushtarë të tjerë këndonin. Gjithsesi Disiplina i ndaloi ato zëra për dy ndeshje. Edhe vetë ata e dinë se bënë gabimet e tyre. Gjithmonë ka ndonjë që del nga rreshti. Është e vështirë të jesh mbret i një vendi ku të gjithë janë mbretër.
Por partizanët nuk janë vetëm në tribuna, janë edhe në fushë. “Demat e kuq” nuk është se shkëlqejnë, por kanë një komandant si Skënder Gega që ndërton strategji. Është luftë dhe në fund fiton ai që triumfon në sa më shumë beteja. Telushi është ushtari numër një dhe herë pas here e tregon në fushë. Shënoi ndaj Kamzës dhe festa ishte e gjitha “ushtarake”. Vlonjati nuk është i vetëm, e ndjekin edhe ushtarët e tjerë. Nderojnë me “gati tu” dhe lartësojnë emrin e Partizanit. Thellë në zemrat e Guerrils ka gëzim, kjo është ajo që duan më së shumti: njerëz që luftojnë si ata, për një emër, për një ngjyrë. Janë krenarë që për këtë kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite. Tani është koha për titullin dhe ushtarët e fushës janë ata që e kanë në dorë…
/VLADIMIR PRENGA
Te kishin nderuar me grusht do ishte me origjinale. Per respekt te eterve, jo per gje. 😛
Komunistat mo te ndyer origjinen e kan kan korca shoku Rraqi
Shkelja me e madhe nga nje tifozeri eshte parrulla raciste nacionaliste! Ajo e goditjes me gure “guerrilas” te tribunes B ne sadiumin skenderbeu (tribune ku ulen intelektuale, vajza, femije) eshte e dyta ne liste. Greket jane njerez te zakonshem, si ne. Nje ndjese publike do te ishte me e pakta qe mundet te bejne politikanet e partizanit me popullin grek. Shemti me te madhe nuk kane pare ndonjehere stadiumet shqipetare. Kjo, se bashku me heshtjen dhe dhimbjen e shrmtuar te komentatoreve sportive kur partizani peson gol jane fytyra e rrezikut qe i kanoset futbollit ne shqiperi. Autori i ketij shkrimi duhet ta mbaje mend “luften me grushta” te “guerrilasve” me njeri tjetrin vjet, pas golit te Bruno Dites ne min 93… nderroni qasje se eshte turp…