Useini i bindur: E kthejmë Flamurtarin në Europë

0

Muhamed Useini ka nënshkruar prej ditësh me Flamurtarin, por vetëm nesër do të paraqitet në Vlorë për të nisur stërvitjen për sezonin e ri. Mesfushori nga Renova ka shkuar në Vlorë me ndërmjetësimin e trajnerit Shpëtim Duro, i cili e njeh mirë, ndërkohë që aty gjen edhe emra si Pollozhani, Siljanovski e Zhufo.

Duke folur për TV Shqip në Maqedoni, Useini flet për javët e para si kuqezi dhe ambiciet.

“Të mërkurën duhet të jem në Vlorë. Synojmë paraqitje sa ma të mirë ne kampionatin e ri dhe ta rikthejmë Flamurtarin në vendin e duhur, domethënë të luftojmë për Europë.

“Ambientimi do të jetë i lehtë, sepse në Vlorë gjej edhe lojtarë të tjerë që vijnë nga kampionati maqedonas. Do të jetë shumë më lehtë. Kemi luajtur bashkë dhe për të dytën herë do të jem nën urdhrat e profesor Duros.

“Shpresoj që me ndeshjet e mira do ta kthejmë besimin e tifozëve të Flamurtarit në mënyrë që të na mbështesin sa më shumë. Shpresojmë që me detyrat që do të na jap stafi teknik ky vit do jetë i Flamurtarit”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.