US Open 2018: Surpriza e vitit, eliminohet Federer!

Roxher Federer eliminohet nga US Open! Numri 2 i botës në renditjen botërore ka humbur shansin për të fituar turneun e 21-të të Grand Slam në karrierë, duke konfirmuar se fushat me çimento në Flushing Meadoës i ka alergji, edhe pse ka fituar 5 herë rresht aty, por për herë të fundit në vitin 2008, një dekadë më parë.

Mbreti Roxher largohet bujshëm nga Xhon Millman, numri 55 në renditjen botërore, që kurrë në karrierë nuk kishte pasur një ecuri të tillë. Australiani 29-vjeçar triumfoi në 4 sete, 3-6, 7-5, 7-6, 7-6, me një përmbysje të bujshme, sepse seti i parë ishte i tëri për Federer.

Gjithsesi, më pas Federer e humbi ritmin dhe bëri shumë gabime, duke shpërdoruar edhe dy set point në dy setet e radhës. pas 3 orësh e 34 minutash, zvicerani i ka dhënë lamtumirën turneut amerikan, aty ku në fakt pritej një supersfidë mes tij dhe Novak Xhokoviç. Për herë të parë në 14 vitet e fundit Federer nuk kap çerekfinalet në US Open dhe rënia është e qartë, sepse këtë vit erdhi edhe eliminimi që në çerekfinale në Uimbëlldon, me statistikat që nuk gënjejnë, sepse shifrat janë ndër më të këqijat në karrierën e tij madhështore.

Ndërkaq, është eliminuar te femrat Maria Sharapova, kampione në vitin 2006. Rusja u mund nga spanjollja Karla Suarez Navarro, e cila e festoi ditëlindjen e 30-të me një fitore impresionuese 6-4, 6-3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online