“Unë u habita kur e pashë“, Bushi sqaron ndërrimin e shiritit të kapitenit: E ndërruan për fat, e mora vesh nga Pëllumbi

Shqipëria U21 ka marrë fitoren e dytë radhazi për këtë muaj. Kuqezinjtë e Alban Bushit mposhtën me shifrat 2-0 Slloveninë në “Elbasan Arena”. Me këtë fitore Shpresat shqiptare shkojnë në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Çekia e vendit të parë, megjithëse këta të fundit numërojnë një takim më pak. Në përfundim të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “RTSH Sport”.

Bushi: “E dinim që ishte një ndeshje shumë e vështirë. Falenderoj çunat sespe zbatuan me përpikmëri detyrat që i dhamë. Ishte një ndeshje që donte shumë durim dhe shumë Kur vrapojmë të gjithë bashkë bëjmë gjëra të mëdha. Ne jemi një Kombëtare e vogël. Muçi ishte kapiten, thjesht çështje fati. Ata e kishin ndërruar gjatë lojës dhe nuk e mora as unë vesh thjesht kur më tha Pëllumbi tani: ‘E shikon që kam fat dhe unë me shiritin e kapitenit, meqë e mora dhe me Andorrën‘. Dhe u habita sepse unë ia kisha dhënë Muçit. Thjesht ata e kishin ndërruar për çështje fati.

Portieri është për të thënë marshallah, sepse ishte nga më të mirët në fushë. Ishte shumë i saktë, na shpëtoi në shumë raste. Ai është një portier shumë i mirë nëse punon dhe është i thjeshtë, jo si me Andorrën që bëri disa lëvizje jo të mira. E vërtetë që kemi 9 pikë. Ne nuk mund të hahemi me Anglinë. Nuk mund të kemi objektiva. Objektivat ia kemi lënë Gjermanisë, Spanjës, Italisë. Objektivi jonë është për të parë nga ndeshja në ndeshje. Janë fëmijë të vegjël që edhe mund të rrëshqasin nëse nuk i mban të karikuar gjatë gjithë kohës”.

 Dobra: “Jam shumë i lumtur që kam bërë gol po më shumë I lumtur që kemi fituar ndeshjen. Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë sepse ata luajnë në grup. E kemi merituar ta fitonim ndeshjen. Duhet të luash me zemër kur vesh këtë fanellë të ekipit kombëtar. E kemi bërë këtë, kemi luajtur me zemër. Trajneri na tha që ti ngrejmë pak sipër dhe ti bëjmë presion. Kemi lojtarë shumë të talentuar dhe kur kemi ne topin krijojmë shanse dhe bëjmë gola”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online