“E kemi frikë Brojën, e pyeta trajnerin e më tha…“/ Ish-lojtari polak: Nuk më kujtohet kur kemi pasur situatë kaq të vështirë

Nesër në mbrëmje luhet ndeshja më e rëndësishme e grupit I, atje ku Shqipëria dhe Polonia do të luajnë gjithçka për gjithçka që të hipotekojnë vendin e dytë. Të pranishëm në stadiumin “Air Albania“ ishin edhe pjesëtarë të televizionit polak, të cilët kanë shuar kureshtjen e Altin Sulçes në prononcimin e dhënë për “Ora News“

“E pyeta trajnerin tim sot dhe më tha që kjo ndeshje është gjithçka. Dhe jam dakort me të sepse për ne është një ndeshje më shumë se e rëndësishme. Na duhet të fitojmë nesër, por e dimë që e njëjta gjë vlen edhe për ju. Ekipi juaj është në të njëjtën situatë, ju duhet të fitoni për të kaluar në raundin tjetër. Broja është lojtari më i rëndësishëm tani sepse shënoi dy herë ndaj Hungarisë. Kështu që, po, e kemi frikë. Por ai është një zëvendësues dhe jo një zgjedhje e parë. Por Hysaj është shumë i mirë, keni një portier shumë të mirë, Berishën. Kemi folur që keni një mbrojtje shumë solide dhe mesfushë gjithashtu“, është shprehur njëri prej tyre.

Gjithashtu mendimin e tij sa i përket kësaj sfide e ka dhënë edhe ish-mbrojtësi i Kombëtares polake, Jakub Wawrzyniak, i cili thekson se nuk i kujtohet një moment në histori kur ekipi i tij përfaqësues ka qenë në një situatë të tillë kaq të vështirë.

“Ai që fiton në ndeshjen e nesërme do të marrë vendin e dytë në grup dhe me siuguri do të luajë në raundin tjetër. Nuk më kujtohet se kur kemi pasur një situatë kaq të vështirë. Nesër nuk mund ta humbim ndeshjen. Barazimi është më shumë në favorin tonë“, ka thënë Jakub Wawrzyniak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online