“Unë nuk do e vendosja Mesin as në tre vendet e para”! Andi Deçka komenton Topin e Artë: Tani ta ndajmë, është çmim karriere apo viti? E meriton edhe Pele…

Andi Deçka ka komentuar në “Supersport” edhe ceremoninë e dhënies së Topit të Artë që mbërtheu sportdashësit mes kureshtjes së madhe për të mësuar emrin e triumfuesit. Ashtu siç kishte dalë në media më herët, Lionel Mesi u ngrit sërish në podium për të festuar trofeun e radhës.

Por nga ana tjetër ka pasur shumë diskutime mbi meritën e argjentinasit në një kohë që Levandovski bëri shumë më tepër. I ftuar në “Zona Zero”, Deçka është shprehur se nëse do të kishte të drejtë vote, nuk do ta linte Mesin as tek tre të parët.

“Është një nga Topat e Artë më të diskutuar. Fakti që Mesi fitoi Kupën e Amerikës dhe Kupën e Mbretit, i dha përparësi. Por duhet përcaktuar nëse ky çmim jepet për atë që ka ofruar në një vit futbollistik apo për madhështinë e karrierës së një lojtari. Nëse do të trajtonim këtë të dytën, atëherë me Mesin nuk krahasohej as Levandovski dhe as Xhorxhinjo.

Por trofeu i Topit të Artë jepet për më të mirin e vitit. Xhorxhinjo fitoi kampionatin europian dhe ishte vendimtar me Italinë, ishte një nga më të rëndësishmit e Chelsea që fitoi Champions League. Unë do të zgjidhja Levandovskin për atë që bëri në 2020, ku nuk u dha trofeu dhe për atë që ka bërë në këtë vit.

Njerëzit mund të thonë se luan në Bundesligë, nuk luan në La Liga apo Serinë A, por koeficienti me të cilin llogaritet golat e shënuara në Gjermani, llogaritet njësoj me kampionatet e tjera. Topi i Artë i takonte Levandovskit. Nuk jam tifoz i Bajernit apo i Levandovskit, madje më shumë pëlqej Borusian e Dortmundit se Bajernin. E meritonte shumë më tepër se Mesi se nuk është çmim karriere. “Bild” kishte bërë analizë të bukur për këtë rast, megjithëse normalisht u pëlqente që ta fitonte Levandovski.

Por kishin të drejtë kur thonin se Mesi kaloi te PSG dhe nuk është lojtari me më shumë influencë, por i 4 në radhë pas Mbape, Neymar dhe Marquinho për influencë. Dhe lojtari i katër në radhë te PSG që fiton Topin e Artë, nuk qëndron. Nëse do të ishte çmim karriere atëherë ia japim topin e Artë dhe Pele se ka qenë madhështor. Duhet gjykuar mbi 2021 dhe këtë herë kanë votuar vetëm gazetarët, jo trajnerët dhe kapitenët. Unë kam komentuar Argjetinën edhe në Kupën e Amerikës dhe në tre ndeshje nuk e kam parë që kontribuojë për trofeun. Madje ishte Argjentina që u vendos në shërbim të Mesit për të fituar trofeun e tij në Kombëtare.

Për mua do të ishte Levandovski i pari, Xhorxhinjo i dyti dhe vendin e tretë e kam ende me pikëpyetje se kë do të vendosja, por Mesin nuk do ta vendosja as në vendin e tretë. Nuk ka bërë asgjë të jashtëzakonshme këtë vit për ta fituar trofeun, ashtu si nuk ka bërë edhe Ronaldo që të themi të drejtën”, tha Decka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online