“Unë e kam shumë me qejf të kualifikohemi në Europian”, Elseid Hysaj flet para Moldavisë: Luaj më mirë si mbrojtës i djathtë

Shqipëria do të luajë kundër Moldavisë në ndeshjen e parë të muajit qershor. E gjithë vëmendja është e përqendruar në këtë takim, me kuqezinjtë që kërkojnë tre pikët për të mbajtur gjallë ëndrrën e Europianit. Para këtij takimi ishte Elseid Hysaj që u shfaq në konferencën për shtyp:

“Normal që Moldavia ka një skuadër të mirë dhe e ka treguar në ndeshjet e fundit. Një ndeshje luhet 90 minuta. Dhe besoj se do t’ia dalim mbanë. Mbrojtësi i djathtë? Unë e di që jam më mirë djathtas. E kam më të lehtë. Nuk është se e bëj me shumë qejf atje, në të majtë. Djathtas jam shumë më i qetë.

Ndeshjet? Nuk ka ndeshje të lehta. Të gjithë lojtarët e dijnë që nuk ka ndeshje të lehta. Nuk duhet të na marrë entuziazmi i tifozëve. Duhet të jemi në fushë që të shfrytëzojmë potencialin e lojtarëve tanë. Unë kam shumë qejf të kualifikohemi. Të gjithë kemi këtë mendim”, tha Hysaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online