Si Guardiola me fëmijët që kapin topat dhe Arteta që detyron lojtarët të martohen, Silvinjo nis të filmojë me dron stërvitjen e Shqipërisë

Silvinjo ka sjellë optimizëm të madh te Shqipëria për arritur suksesin. Ky trajner po punon me çdo detaj duke treguar shkollën angleze të futbollit, atje ku ka mësuar shumë si futbollist. Përshembull, Guardiola bëri një mbledhje në një moment edhe me fëmijët që kapin topat duke i kërkuar më shumë shpejtësi dhe i tregoi skemën se ku duhej ta dorëzonin topin në mënyrë që loja të mos vonohej.

Nga krahu tjetër, Arteta “i detyron” lojtarët që janë në prag të martesës, që të përshpejtojnë kohën, pasi kështu do të jenë të fokusuar te futbolli në sezonin e ardhshëm dhe jo te jeta e shfrenuar. Detaje të këtij lloji, megjithëse jo të ngjashme, i përdor edhe Silvinjo. Trajneri brazilian zgjedh që të filmojë me dron stërvitjen e Shqipërisë dhe më pas të shoh me imtësi çdo detaj të vetëm, duke kërkuar përsosmërinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online