LAJM I FUNDIT/ Kombëtarja kërkon Europianin, Silvinjo premton: Shqipëria ime do të jetë një skuadër që luan me 100 km/h, e kam me pasion këtë punë

Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes të Shqipërisë me Moldavinë. Trajneri brazilian ka premtuar se kuqezinjtë do të luajnë shpejt dhe do të ngrohin zemrat e tifozëve më stilin e lojës së tyre. “Shqipëria ime do të jetë me 100 km/h”, ka thënë mes së tjerash Silvinjo. Kështu Kombëtarja kërkon Europian dhe pengesa e parë do të jetë ajo me Moldavinë.

“Kemi përpara 7 finale. Nesër do të luajmë finalen e parë. Jemi të gjithë shumë të karikuar. Luajmë në shtëpi. Presim të kemi një stadium plot. Do të jetë ndihmesë e madhe dhe prezenca e tifozëve në stadium. Në momentin e fundit do të vendos për formacionin. E rëndësishme për mua është që skuadra të ketë ekuilibër për mua. Kemi një grup që do të luajë me gjithë zemër në këtë ndeshje.

Çelësi i suksesit? Niveli i përqëndrimit dhe i fokusit është i lartë në këtë moment. Për mua nuk ka ekipe të vogla. E theksoj sërish që kemi 7 finale përpara dhe e para është nesër. Unë jam i bindur që skuadra ime do të bëjë një lojë të fortë. Mendoj që Shqipëria është gati për të marrë maksimumin në këtë sfidë.

Formacioni? Jam i bindur për lojtarët që do të hedh në fushë. Nuk ka rëndësi stërvitja e sotme në këtë aspekt. Rikthimi i lojtarëve të dëmtuar? Sadiku është lojtar simbol i kombëtares shqiptare. Është shumë i aftë para portës. E di shumë mirë se çfarë mund t’i japë kuqezinjve. E shqetëson me të vërtetë ekipin kombëtar. Unë që kur bëra listën, kam folur me të. Nëse do të më duhet për 20 apo 30 minuta, unë jam i bindur që ai mund të na japë një dorë në këtë sfidë.

Lojtarët që mungonin kundër Polonisë, duhet të mësohen me mënyrën tonë të lojës. Duhet të fiksojnë konceptet që ne kemi për mënyrën se si duhet të luajmë. Kurse ata që ishin me Poloninë e kanë më të thjeshtë. Sigurisht që këtë herë kishim disa lojtarë të rinj. Për fatin e mirë rikthehen Gjimshiti dhe Ismajli. Më pëlqen shumë edhe Muçi, për mënyrën se si e interpreton futbollin.

Shqipëria e Sylvinhos? Nesër do të shikoni ekipin kuqezi, një skuadër që luan shumë fort në fushën e lojës. Një skuadër që luan me 100 km/h. Unë e kam pasion shumë këtë punë. Unë jam i bindur që do të japin zemrën në fushë.

Sfidë vendimtare për kualifikimin? Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Të gjitha sfidat janë si një finale. Nuk ka kohë për të humbur në turne të tillë. Lojtarët e kanë të qartë dhe e dijnë shumë mirë objektin kryesor. Më e rëndësishmja për momentin është sfida me Moldavinë”, tha Silvinjo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online