“Unë e di se çfarë njeriu është Mesi”! Argjentinasi i shkeli fanellën me këmbë, lojtari i Meksikës tregon prapaskenat: Fanella lihet në tokë kur është me djersë…

Një moment që ka shkaktuar shumë jehonë ishte shkelja me këmbë e fanellës së Meksikës nga Lionel Mesi. Ky i fundit ndërroi fanellën me futbollistin kundërshtar, Guardado, por pamjet e publikuara ishin jo pak tronditëse.

Boksieri i njohur në Meksikë, Cancelo, ka kërkuar “hakmarrje” për “pleshtin argjentinas”. Por si qëndron e vërteta? Ishte vetë futbollisti Guardado që hodhi poshtë gjithçka. “Unë e di se çfarë njeriu është Mesi, e dimë respektin e tij. Kur një fanellë është e djersitur, qoftë e kundërshtarit apo edhe e jotja, ajo lihet në tokë.

Më pas ato mblidhen, lahen dhe merren me vete. Cancelo nuk e di se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes, si funksionon rregulli, prandaj ka reaguar në atë mënyrë”, tha Guardado. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online