Plasjet brenda Belgjikës dhe portieri i lidhur me ish-të dashurën e De Bryune! Courtois e pranon: Kush ka spiunuar te ne, i ka ditët e numëruara

Belgjika është e vjetër, nuk mund të arrijmë dot asgjë! Kjo ishte deklarata e thënë nga ana e Kevin De Bryune që solli shumë polemika. Fillimisht ishte Vertoghen që iu kthye mes ironisë në media këtij mesfushori, duke i treguar se “vjetërsia” duket edhe te mos shënimi i golave, për t’ia lënë fajin yllit të Pep Guardiolës.

Nga ana tjetër, u mësua se Hazard është zënë me Trossard, ku është dashur ndërhyrja e Lukakut për t’i qetësuar. Gjithashtu u raportua se Courtois nuk flet me De Bryune. Por më shumë sesa për Belgjikën, në mediat e huaja thuhet se dy lojtarët kanë mëri personale pasi portieri në fjalë u lidh me ish-të dashurën e mesfushorit të Manchester City.

Por si qëndron e vërteta? Courtois ka dalë në deklaratë për shtyp duke sqaruar gjithçka. Teksa do të kërkonte që të shuante të gjitha polemikat duke ia lënë fajin mediave, më pas bëri “autogol” për të kërkuar spinun, si për ta konfirmuar se asgjë nuk është sajesë.

“Mediat e kanë ekzagjeruar shumë situatën, nuk është një gjë e tillë për Belgjikën, nuk ka grindje mes lojtarëve. Nëse do ta gjejmë spiunin, atëherë për të do të jetë dita e fundit në Kombëtare”, tha Courtois. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online