E bujshme/ “Unë do të hidhja Xhakën ose Shaqirin në Knock-Out tani”! Ish-lojtari i Serbisë: Është një thënie, çdo njeri takohet 2 herë në jetë

Serbi-Zvicër do të jetë një ndeshje e zjarrtë që do të prodhojë më tepër sesa futbolli i luajtur. Nisur nga shqiponjat që fluturuan në Rusi, këtë herë pritet që serbët “të hakmerren” ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Të dy këta lojtarë duhet të jenë gati për të duruar “sparkatat” dhe goditjet e forta në ndërhyrje që do t’u vijnë nga lojtarët e Serbisë. Për të krijuar një përshtypje më të saktë të panoramës që do të na ofrohet, është ish-lojtari i Interit, Zdravko Kuzmanovic që ka folur për “20 minuten”.

I lindur në Zvicër me prindër me origjinë serbe, ky ish-futbollist do të përfaqësonte Serbinë. Ai u shpreh se nëse do të ishte futbollist në Botërorin e Katarit, do të hidhte në “Knock-Out” Xhakën ose Shaqirin me ndërhyrje të ashpra dhe hakmarrëse: “Ekziston një thënie e bukur, çdo njeri e takon dy herë në jetë”.

“Simboli i shqiponjës në atë festim ishte turp, e trishtueshme. Sporti dhe politika duhet të ndahen dhe lojtarët e Zvicrës nuk e bënë këtë gjë. Nëse do të isha lojtar i Serbisë në këtë Botëror, me siguri që do të hidhja në “Knock-Out” Xhakën ose Shaqirin.

Ajo shqiponja nuk ishte produkt i emocionit të momentit, ishte e planifikuar gjatë gjithë kohës. Nuk mund ta harrojmë atë që na ndodhi në Rusi. Nëse provokon, duhet të presësh reagim. Është një thënie e bukur: “Të gjithë i takon dy herë në këtë jetë”, tha Kuzmanovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online