Unai Emeri kërkon një “ish”, Arsenali gati t’i plotësojë dëshirën

Arsenal po bën mirë nën drejtimin e Unai Emeri, pavarësisht se rivaliteti në kampionatin anglez është shumë i fortë. Titulli është shumë larg, ndërsa objektivi i ekipit mbetet sigurimi i një vendi në katërshen e parë, që mbahet nga Çelsi me dy pikë më shumë.

“Topçinjtë” kanë një objektiv në merkato dhe ai është Ever Banega. Unai Emeri ka punuar me argjentinasin te Sevilja dhe kërkon ta transferojë atë në Londër për t’i dhënë stabilitet taktik ekipit. Klauzola e Banegës është 20 milionë euro dhe Arsenali është gati ta paguajë atë shumë.

Banega dhe Unai Emeri gjatë kohës kur ishin te Sevilja

30-vjeçari është kontaktuar, ndërsa ai nuk është i bindur për një lëvizje të tillë. Mesfushori gjendet shumë mirë në Andaluzi, ndërsa Arsenali pret përgjigjen e tij me shpresën që Banega të pranojë ofertën e tyre dhe të vihet nën urdhrat e Unai Emeri që në janar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *