Ulvs dëshiron të krijojë një skuadër sa më konkurruese. Për ta bërë këtë ata kanë zgjedhur të “bastisin” Milanin. Patrik Kutrone u largua vetëm para pak ditësh te klubi anglez në këmbim të 22 milionë eurove. Horge Mendesh nuk ndalet me kaq, por synon një tjetër talent kuqezi.
Mediet angleze raportojnë se “Ujqërit” interesohen për Frenk Kesi. 22-vjeçari ka treguar aftësi shumë të mira, por nevoja e Milanit për të shitur i jep atij shumë premisa për t’u larguar. Mendesh ka gati valixhen me 30 milionë euro. Në fakt aq është edhe vlera e lojtarit në merkato. Mbetet për t’u parë reagimi i Milanit.