Ultrasit e Romës kërkuan respekt për kryeqytetin shqiptar, në Holandë janë keq edhe të moshuarit: Le ta kthejmë përmbys Tiranën

Tifozët e Romës dhe të Feynordit do të vijnë në Shqipëri për finalen e Conference League. Frika është e madhe për një përplasje të mundshme mes tyre, por njëkohësisht edhe për shkatërrimin e qytetit duke njohur mentalitetin e ultrasve.

Por ultrasit e Romës kërkuan që të respektohej qyteti i Tiranës nëpërmjet një letre. Shumë më ndryshe ndodh me holandezët, tifozët e thjeshtë, teksa dy të moshuar të intervistuar nga “Hartvannederland”, kishin ardhur me qëllime të tjera.

“Kemi ardhur për ta kthyer përmbys Tiranën”, ishte titulli i intervistës së publikuar mes dy tifozëve, të cilët shpreheshin se kërkonin fitoren në finale dhe pas kësaj do të fillonin zhurmën dhe rrëmujën e madhe në kryeqytetin shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online