Ultras Guerrils drejt Bullgarisë, bllokadë në kufirin bullgar

Para një jave tifozët bullgarë patën probleme të mëdha gjatë rrugëtimit drejt Shqipërisë, duke u ndalur disa orë nga policia maqedonase.

Sot e ka pasur radhën grupi i Ultras Guerrils të hasë në probleme, sepse në doganën bullgare u është krijuar pengesë dhe sipas njoftimit të Ultras Guerrils, po tentohet t’u ndalohet udhëtimi për në Burgas.

Fakti që Ultras Guerrils udhëton për në Bullgari tregon forcën e këtij grupimi, që nuk e braktis skuadrën as pas humbjes dëshpëruese pësuar një javë më parë, por duket se ky udhëtim mund të shërbejë edhe si një larje hesapesh me B-Ultras, grupimi ultras i Botevit, që ka sfiduar tifozët e kuq për përsëritje të betejës së javës së shkuar, ku për fat nuk pati konfrontim fizik pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

Edhe sot në Burgas masat e marra nga policia vendase janë ekstreme dhe tifozët e Partizanit nuk do të lejohen të lëvizin lirisht nëpër qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *