Disfatë e rëndë në derbi, Çelsi praktikisht heq dorë nga titulli. Kampionët në fuqi u mundën sot 1-0 nga Uest Hemi, që luajti ndeshjen perfekte, sepse shënoi që në fillim një gol të bukur me austriakun Arnautoviç dhe më pas u mbrojt shumë mirë, duke i dhënë fitoren e parë trajnerit të ri Dejvid Mojes.
Sukses mëse i merituar, edhe pse me shpirt ndër dhëmbë, duke u mbrojtur me të gjitha forcat, me Çelsin që pati 70% të zotërimit të topit, por krijoi shumë pak për të merituar pikë.
Uest Hemi mbetet në tre vendet e fundit, por fitorja e sotme është një goditje e fortë edhe në aspektin moral.