Kamara godet në fund, Flamurtari në festë

Një gol që në fillim, mes rrebeshit, i ka mjaftuar Flamurtarit për të shkuar në avantazh në pushimin e ndeshjes kundër Vllaznisë. Në kushte shumë të vështira, mes shiut dhe erës, vlonjatët gjetën një gol të artë, sepse më pas munguan rastet e pastra dhe më shumë nuk u luajt futboll, nga terreni dhe nga dëmtimet e shumta. Marku në fillim futi në panik të gjithë, por për fat nuk pati asnjë problem, ndërsa më pas Atsina dhe Bushiç u detyruan të mbyllin ndeshjen para kohe për dëmtime.

E shtunë, 9 dhjetor 2017, ora 16.00

Flamurtari – Vllaznia      2-0

Shënues: Musta 7′, Kamara 88′

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Mersini, Musta, Sidibe, Kamara, Hoxhaj (Jakovljeviç 84′), Danilo Alvesh. Bushiç (Hyseni 21′). Të gatshëm: Sali, Liçaj, Deliaj, Tushi, Tungaga. Trajner: Shpëtim Duro

Vllaznia: Sherri, Marku, Gurishta, Orelesi, Gocaj, Hasani, Vucaj (Çinari 71′), Krymi, Lika (Kalaja 80′), Tafili, Atsina (Ribaj 15′). Të gatshëm: Selimaj, Isufi, Kruja, Hajdari. Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Sidibe 37′, Bicaj 45’+1, Nurkoviç 84′ / Vucaj 27′, Gocaj 67′, Tafili 73′

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Rejdi Avdo, Enea Pashaj, Ardian Beqiri

EPISODET

88′ GOL FLAMURTARI! Kamara e mbyll! Goditje nga këndi, mbrojtja shkodrane nuk largon dhe Kamara, afër vijës fatale, shënon golin e sigurisë. Flamurtari merr 3 pikët të arta!

73′ Vllaznia pretendon 11-metërsh. Kros në zonë, Pollozhani largon me këmbë dhe topi i shkon në dorë apo fytyrë. Nuk është 11-metësh, vendim i drejtë i arbitrit, pasi prekja e parë është me këmbë dhe më pas nuk ka asnjë prekje të qëllimshme, apo dorë të hapur, nëse topi ka shkuar në dorë.

21′ Edhe Flamurtari në hall, dëmtohet kapiteni Bushiç. Kroati ka disa javë me probleme dhe sërish nuk ia del dot, ndaj futet Hysenaj.

14′ Makth për Vllazninë. Marku u dëmtua në fillim, sulmuesi Atsina dëmtohet në minutën e 14-të. Del sulmuesi afrikan, futet Ribaj.

7′ GOL FLAMURTARI! Vlonjatët e nisin mbarë. Një goditje dënimi nga Ardit Hoxhaj, mbrojtja shkodrane largon përkohësisht, kroson fuqishëm Kamara dhe topi merr trajektore për në portë, me portierin Sherrin që në vështirësi grushton, por e lë topin pranë vijës fatale dhe aty me kokë Musta shtyn topin në rrjetë, i qetë.

3′ Dëmtohet rëndë Antonio Marku. Mbrojtësi shkodran u përplas me Ardit Hoxhajn në një sulm të Flamurtarit dhe mbeti për një kohë të gjatë i shtrirë në tokë. Ndihma e stafit mjekësor ka qenë e menjëhershme dhe Hoxhaj ia ka hedhur me një fashim të dukshëm, por Marku është detyruar ta mjekohet për një periudhë të gjatë, edhe pse për fat të mirë nuk pati problemet dhe doli përkohësisht jashtë fushe mes duartrokitjeve të tifozerisë vlonjate.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online