Uest Hemi një kaos total, ikën edhe trajneri Mojes

Dejvid Mojes ka lënë drejtimin e Uest Hemit, pasi klubi londinez vendosi të mos ia rinovonte kontratën. Ish-trajneri i Evertonit dhe Mançester Junajtid u emërua në nëntor, kur pasoi kroatin Sllaven Biliç dhe firmosi një kontratë 6-mujore. Nën drejtimin e tij, Uest Hemi u largua nga fundi i tabelës dhe u ngjit në vendin e 13-të, një kapërcim gjigant me një skuadër mediokre dhe lojtarë që më shumë qëndronin në infermieri, sesa në fushë.

Megjithatë, pronarët e klubit Dejvid Salivan dhe Dejvid Gold nuk e mbajtën fjalën, sepse fillimisht deklaruan se mesi i tabelës mjaftonte për të rinovuar edhe për dy vjet, Mojes u njoftua sot se kontrata e tij nuk do të rinovohet.

Në këtë mënyrë, ish-trajneri i Evertonit bëhet trajneri i dytë që humbet vendin e punës brenda ditës, sepse edhe ish-trajneri i Uest Hemit Sem Allardajs u pushua nga puna tek Evertoni, në një kombinim të çuditshëm.

Uest Hemi ka disa sezone që po luan me zjarrin dhe skuadra sa vjen e dobësohet, por pronarët e klubit kanë premtuar se do të punësojnë një trajner të kalibrit të lartë brenda 10 ditësh, me emra si Rafa Benitez e Manuel Pelegrini në listë.

Fakt interesant: Mojes kishte firmosur kontratë 6-vjeçare te Mançester Junajtid në verën e vitit 2013, por u largua në 22 prill 2014 duke marrë edhe 5 milionë sterlina dëmshpërblim, ndërsa që atëherë është pushuar nga puna edhe te Sociedadi, Sandërlendi e Uest Hemi. Dhe kontrata 6-vjeçare nuk është mbyllur ende…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online