Një dëmtim në kyçin e këmbës i ka kushtuar sezonin sulmuesit ukrainas të Uest Hemit, Andrei Jarmolenko. Mjekët e klubit janë shprehur se 28-vjeçarit do i duhet minimumi gjashtë muaj për të rikuperuar.
Mungesa e Jarmolenkos do të ndihet shumë në skuadrën londineze, që tani do i duhet të arrijë objektivin “mbijetesë”, pa afrimin e bujshëm të merkatos së verës për të cilin u paguan 20 milionë euro për ta marrë nga Borusia e Dortmundit.
Në këtë fillim sezoni, Jarmolenko gjeti dy herë rrugën e rrjetës, dhe ishte një titullar i padiskuteshëm në treshen e sulmit të Uest Hemit përkrah Arnautoviç dhe Felipe Anderson.