Uest Ham të thuhet se ka bërë një merkato cilësore këtë edicion, pasi ka aftruar Anderson, Jarmolenko, Fabianski, Diop, etj. Ditën e sotme, skuadra nga Londra ka bërë dhe zyrtarizimin e radhës, pasi ka nënshkruar me ish-sulmuesin e Arsenalit, Lukas Perez.
Ky transferim i ka kushtuar 5 milion euro skuadrës së Uest Ham , kjo për faktin se 29-vjeçari nuk mundi që ta fitonte asnjëherë besimin e “topçinjve”, të cilët e blenë për 20 milion euro. Vetëm 9 ndeshje si titullar në edicionin e parë dhe më pas e huazoi tek La Karunja në Spanjë.
Aventurë jo e mirë dhe në La Liga, pavarësisht se ishte titullar, pasi në fund të edicionit skuadra e tij ra nga kategoria. Sulmuesit do të provojë që të gjejë shkëlqimin tek skuadra Londineze. Perez ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me ekipin e re.
Tek Arsenali do e mbajnë mend për 3 golat e realizuar në një ndeshje ndaj Bazelit në Champions, duke u bërë kështu një nga 6 lojtarët e Arsenalit që e kanë arritur një statistikë të tillë.