UEFA zhgënjen Vllazninë, PAOK ia hedh paq

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Para pak javësh Vllaznia në futboll për femra luajti turin kualifikues në Champions League, duke zhvulluar 3 ndeshje në Bosnje-Hercegovinë.

Dy fitore dhe një humbje në fundin e sfidës kundër PAOK-ut ishte bilanci i vajzave shkodrane, të cilat shkëlqyen si kurrë më parë, edhe pase vendi i parë në grup i shkoi PAOK-ut, me pikë plota.

Gjithsesi, pas përballjes me greket, Vllaznia apeloi kundër PAOK-ut, pasi u zbulua se një futbolliste greke kishte zbritur në fushë pa qenë në protokollin e ndeshjes, një ngatërresë që zakonisht ndëshkohet me humbje në tavolinë.

Megjithatë, pas disa javësh pritjeje, UEFA ka dërguar përgjigje negative, duke refuzuar kërkesën e Vllaznisë, ndoshta edhe për faktin se nuk është futboll aq me eksperiencë sa ai i meshkujve dhe disa gjëra mund të kalohen pa marrë masa ekstreme. Kashtu, Vllaznia del e zhgënjyer, pasi realisht meritonte më shumë, por fatkeqësisht vetëm fituesja e grupit avanconte më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *