UEFA Youth League | Alegri ters për Vllazninë U19, i rezervon short “ferri”

Vllaznia U19, sikurse edhe është bërë e ditur, do të marrë pjesë në UEFA Youth League. Nfdodh për të dytin sezon radhazi që të rinjtë shkodranë përballen me ekipet kampione të vendeve të tjera. Sot kuqeblutë kanë mësuar edhe kundërshtarin.

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti dhe Vllaznia përballet me Astanën, klubin kampion të Kazakistanit. Masimiljano Alegri, trajneri i Juventusit, u rezervoi një short të hidhur shkodranëve. Një sforco e madhe për të rinjtë, që do të përshkruajnë mijëra kilometra për të shkuar në Kazakistan.

Ndeshja e parë luhet jashtë më 3 tetot, kurse e kthimit luhet më 24 tetor. Nëse kalohet turi i parë, Vllaznia përballet me fituesin e çiftit Vitorul-Dinamo Zagreb.

Problem më vete është pjesa e shpenzimeve. Vjet Vllaznia u përball me moldavët e Zimbru, kurse këtë herë për shkuar në Kazakistan do duhet një fond më i madh. Kështu në Shkodër do të duhet të gjejnë një zgjidhje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *