UEFA cakton limit, Etika me vendim brenda 48 orësh!

Çështja “Skënderbeu”, për të cilën Komisioni i Etikës duhet të marrë një vendim, pas provave të mbledhura gjatë gjithë procesit të hetimit. Pasi UEFA vendosi të dënonte ekipin korçar me përjashtim 1 vit nga kupat e Europës, duke u bazuar në pikën kyçe të nenit të rregullores së aktiviteteve evropiane (edhe një ekip që ka përfshirje, jo të drejtpërdrejt, në një trukim apo tolerim ndeshje, përjashtohet 1 vit si paralajmërim), tani është radha e drejtësisë sportive në Shqipëri.

Dhe, këtë herë, duhet të merret një vendim dhe jovendim… Ndërsa pritej që shtyrja të ishte me disa ditë, gjithçka duhet të mbyllet brenda 48 orësh, pra brenda orës 00:00 të ditës së mërkurë, kur edhe do të jetë afati final për regjistrimin e skuadrave që do të shkojnë në Europë. Federata Shqiptare e Futbollit deri në minutat e fundit të kësaj date do të zyrtarizojë emrat e 4 skuadrave që do të marrin pjesë në Kupat e Europës. Dhe të mendosh që në datën 31 maj, Skënderbeu do të luajë me Tiranën finalen e Kupës së Shqipërisë…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online