UEFA “tremb” PSG dhe Mançester Sitin: Do të hapim dosjet e vjetra!

UEFA ka reaguar me anë të një komunikate për shtyp, duke folur për temën e Fair Play financiar (FFP) dhe zbulimeve të “Football Leaks”. Qeveria europian e futbollit tregon arritjet e FFP, uljen e borxhit total të klubeve, duke shpjeguar konkretisht rolin e FFP.

UEFA zbulon dhe dënimet qe do të merren dhe çfarë rrezikojnë klubet, nëse nuk mbushin parametrat e FFP si: kufizim të lojtarëve për Kupat e Europës, bllokim të parave të fituara në Europë e deri në përjashtimet e klubeve. Të paralajmëruara janë dhe klubet e PSG dhe Mançester Sitit, pasi UEFA ka premtuar hapjen e dosjeve të mbyllura, duke kërcënuar klubet me mos pjesëmarrje në Kupat e Europës.

Fair Play financiar (FFP) ka përmirësuar jashtëzakonisht shëndetin e financave të futbollit europian në nivel klubi. Shtatë vite më parë klubet europiane kishin një borxh total prej 1.7 miliardë eurosh, vitin e shkuar zbritëm në 600 milionë. Futja e FFP ishte pa asnjë dyshim një sukses për futbollin në Europë.”

FFP është një regjim që klubet që duan të marrin pjesë në kompeticionet UEFA pranojnë ta respektojnë dhe bazohet në bashkëpunimin e klubeve për të deklaruar një pozicion financiar të plotë dhe të ndershëm. UEFA mund të verifikojë informacionet që merr, por duhet të llogaritë edhe faktin që këto informacione të jenë të sakta.”

UEFA kryen një vlerësim vjetor të gjithë klubeve mbi kërkesat e FFP për të barazuar bilancin në bazë 3-vjeçare. Kjo përfshin vlerësim të thellë të pozicioneve financiare të klubeve në bazën informacioneve të vetë klubeve, por edhe një seri verifikimesh dhe analizash ndërmarrë nga UEFA. Nëse dalin informacione që mund të jenë të rëndësishme, UEFA do t’i përdorë për të krahasuar shifrat dhe për të kërkuar shpjegime, qartësime dhe prova nga klubi i interesuar.”

Nëse informacione të reja do të zbulojnë parregullsi të mundshme në çështjet që janë mbyllur në të shkuarën, këto çështje mund të rihapen dhe të ekzaminohen nga e para. Kjo linjë zbatohet për të gjitha klubet që kërkojnë licencën e UEFA-s dhe marrin pjesë në kompeticionet europiane për klube.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online