UEFA shpall golin e vitit: CR7 fitues, në pod dhe një femër

UEFA ka shpallur golin më të bukur të sezonit dhe Kristiano Ronaldo është shpallur fitues me rroveshatë e shënuar përballë Juventusit. Luhej ndeshja e parë e turit çerekfinal të Championsit dhe portugezi shënonte dy gola në stadiumin që sot është i tij. Goli i dytë ishte një vepër arti dhe diçka e tillë mahniti dhe tifozët juventin. Stadiumi filloi të duartrokiste portugezin, i cili shijoi skënën e afruar dhe siç ka pohuar dhe vetë, ai ishte një moment që ndikoi te Ronaldo për t’u transferuar pak muaj më vonë te Juventus.

Goli i tij u shpall si më i bukuri dhe mori 197.496 vota nga 346.915 vota që u regjistruan në UEFA.com. Në vend të dytë renditet Dimitri Pajet (35.558 vota) me golin e shënuar përballë Lajpcigut në Ligën e Europës. Në pod ngjitet dhe një futbolliste femër. Eva Navarro (23.315 vota) ka shënuar një gol të mrekullueshëm me Spanjën në finalen e EURO U17 për femra në ndeshjen e fituar përballë Gjermanisë.

Portugezi do tërheqë çmimin me datë 30 gusht në Montekarlo gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit për fazat e grupeve të Champions. 11-të kandidaturat e sivjetshme u zgjodhën nga vëzhguesit teknikë të UEFA-s dhe të cilët kanë zgjedhur nga një gol për çdo kompeticion të zhvilluar në 12 muajt e fundit.

https://www.youtube.com/watch?v=jgsd63kDD6o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online