Presidenti i UEFA-s, Aleksandr Ceferin, ka lajmëruar sot krijimin e një turneu të ri për klubet europiane. Kompeticioni më i ri do të fillojë në vitin 2021 dhe mban emrin provizor “UEL2”. Në turneun risi do të marrin pjesë 32 skuadra të ndara në 8 grupe me nga katër skuadra.
Kreu i UEFA-s tha se ky vendim erdhi si pasojë e kërkesave të vazhdueshme të klubeve për përfaqësim më të madh në arenën evropiane. Ndeshjet e “UEL2” do të luhen në ditën e enjte dhe fituesi i trofeut do të fitojë të drejtën e kualifikimit direkt në “Europa League”.
Falë këtij kampionati të ri skuadra nga kampionatet e vogla do të kenë mundësi të tregojnë veten në arenën evropiane. Një tjetër ndryshim që do të vijë prej këtij turneu do të jetë ulja e numrit të skuadrave në “Europa League” nga 48 që është aktualisht në 32.