“Ua them unë të vërtetën“, ish-portieri nxjerr sekretet e UEFA-s për Danimarkë-Finlandë: Mund të humbnim ndeshjen në tavolinë

0

Rikthimi i Dënimarkës në fushë rezultoi fatal, pasi Finlanda arriti të sigurojë fitoren me vetëm një goditje në portë. Të shqetësuar për gjendjen e shokut të tyre të skuadrës, Christian Eriksen, danezët e humbën qetësinë, duke shpërdoruar dhe një penallti. Të shumtë ishin personat që e quajtën të pakuptimtë rikthimin e lojtarëve në fushë.

Ish-portieri i Kombëtares së Danimarkës, Peter Schmeichel deklaroi se shokët e tij të ekipit nuk kishin zgjidhje tjetër pasi u kërcënuan nga UEFA me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0, në rast refuzimi te rikthimit në fushë.

“Ditën e djeshme pashë një njoftim të UEFA-s se lojtarët zgjodhën të riktheheshin në fushë pas kontaktit me Eriksenin. Por ua them unë të vërtetën. Ishin tre opsione. Një, të riktheheshin në fushë dhe të vazhdonin 50 minutat e ngelura, dy: të ktheshin në 12 të darkës dhe të luanin pjesën e mbetur dhe e treta të humbin ndeshjen në tavolinë 3:0. Gjykojeni vetë. A kishin zgjedhjen tjetër lojtarët tanë?”- u shpreh i revoltuar Schmeichel./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.