Marvin Çuni është lojtari më i ri shqiptar që do të jetë pjesë e Serisë A në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i dalë nga akademia e Bajernit të Mynihut u transferua pak ditë më parë në radhët e Frozinones. Lojtari shqiotar ka luajtur dje ndeshjen e tij të parë me fanellën e skuadrës së tij të re.
Frozinone zhvilloi një takim miqësor me Mondragonen, të cilin e fitoi me rezultatin e thellë 7-0. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Marvin Çuni, i cili debutoi duke shënuar dy gola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/