E bujshme/ U largua në mënyrë të papritur nga Milani, PSG-ja kërkon t’i besojë merkaton Maldinit

Paolo Maldini kreu një punë mjaft pozitive te Milani. Megjithëse me një buxhet të kufizuar, legjenda e kuqezinjve ia doli të krijonte një grup mjaft konkurues, i cili gjithashtu fitoi edhe titullin kampion në Serinë A dy sezone më parë dhe mbërritu në gjysmëfinale të Champions League-s sezonin e shkuar. Por klubi nga Milano mori vendimin e papritur për të shkarkuar nga detyra ish-mbrojtësin e njohur. Një vendim që shkaktoi shumë pakënaqësi në radhët e tifozerisë dhe të opinionit sportiv.

Ndërkohë “Corriere dello Sport” bën me dije se periudha si i papunë mund të mos zgjasë shumë për Maldinin. Sipas medias në fjalë, PSG-ja po shqyrton mundësinë për të sjellë në Paris legjendën e Milanit. Gjithsesi kh olan do të vihet në zbatim në rast se Luis Campos do të largohet nga roli i drejtorit sportiv./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online