Legia nuk e fitonte Superkupën prej 15 vitesh, Muçi fiton çdo trofe të mundshëm në Poloni

E sotmja është një mbrëmje feste për Ernest Muçi. Sulmuesi shqiptar merr në duart e tij edhe Superkupën e Polonisë. I vetmi trofe që i mungote me Legian e Varshavës. Këta të fundit mposhtën kampionët në fuqi të Ekstraklasës, Rakov Çestoçovën, me penallti, pasi koha e rregullt përfundoi me shifrat 0-0. Pas 15 viteve pritje, klubi kryeqytetas arrin të ngrejë lart trofeun e Superkupës.

Një trofe aq shumë i dëshiruar edhe për Ernest Muçin, i cili në këto 2 sezone e gjysmë me Legian e Varshavës ka fituar çdo trofe të mundshëm në futbollin polak. Sigurisht që ambicia e tij nuk ndalet këtu, pasi tashmë ish-sulmuesi i Tiranës po kthehet në element të rëndësishëm për skuadrën. 22-vjeçari ka fituar vendin e titullarit në formacion dhe nga java në javë po rrit ndikimin e tij në fushën e lojës me gola, asiste, driblime dhe raste të krijuara. Tashmë ka ardhur momenti që trofetë e radhës të vijnë si rrjedhojë e kontributit të tij për Legian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online