U shpall kampion në Poloni! Trajneri i jep pushime lojtarit më të mirë: Po shënoi rivali 6 gola, e kthejmë prapë

Legia e Varshavës është shpallur kampion në Poloni. Me këtë skuadër aktivizohet edhe Ernest Muçi që menjëherë i është krijuar hapësira pas kurorëzimit. Talenti shqiptar do të vazhdojë që të luajë edhe në dy ndeshjet e fundit të ekipit polak. Kjo pasi trajneri i saj i ka dhënë pushimet e parakohshme sulmuesit dhe lojtarit më të mirë të ekipit, Tomas Pekhart. Ky i fundit mban kreun e golashënuesëve në kampionat me 22 gola, i ndjekur nga Jakub Sëierczok me 14 gola.

Pra në këtë mënyrë do të krijohen hapësirat për lojtarët që kanë pasur më pak minuta duke futur edhe Ernest Muçin. Megjithatë trajneri i Legias është shprehur se Tomas Pekhart do të rikthehet që të luajë në ndeshjen e fundit të kampionatit nëse i rrezikohet vendi i parë për golat e shënuara.

“Pekhart është në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin e Kombëtares Ceke që po përgatitet për Europian. Ata nisin përgatitjet në 24 maj dhe Tomas praktikisht nuk ka pasur kurrë pushime në këto dy vitet e fundit. Ne vendosëm që ky moment të jetë që lojtari të marrë pak frymë. Nuk do të jetë më pjesë e jona për këtë sezon. Por nëse Jakub Sëierczok arrin të shënojë 6 gola në ndeshjen tjetër, Pekhart do të kthehet që të luajë me ne”, ka thënë trajneri i Legias. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online