U shënoi gol në miqësore, klubi i Interit del me komunikatë për Dwamena-n: Ngushëllime në këtë moment zie

Ndarja e parakohshme nga jeta e Raphael Dwamena-s ka tronditur futbollin shqiptar. Ngushëllimet për humbjen e jetës së sulmuesit ganez kanë ardhur edhe përtej Shqipërisë. Klubi i Interit ka komunikuar përmes rrjeteve të tij sociale ngushëllimet për familjarët e Dwamena-s dhe për klubin e Egnatias. Zikaltrit u përballën me skuadrën rrogozhinase në një takim miqësor në muajin gusht, kur lojtari i Egnatias gjeti edhe rrugën e rrjetës.

“FC Internazionale Milano shpreh ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Raphael Dwamena dhe tubime rreth familjes dhe klubit Egnatia në këtë moment zie”, ka komunikuar klubi Inter./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online