U përfol për një kalim te Napoli, De Laurentisi i mbyll derën Murinjos: Nuk e kemi pasur kurrë në planet tona

Zhoze Murinjo u shkarkua nga detyra e trajnerit të Romës, por në media u përfol se e ardhmja e tij do të mbetej në Serinë A. Madje Napoli ishte ekipi që shihej si një alternativë për “special one”. Por këtë lajm e hedh poshtë vetë presidenti i të kaltërve. Aurelio De Laurentisi ka theksuar se Murinjo nuk është pjesë e planeve të Napolit dhe nuk është diskutuar kurrë si një kandidat i mundshëm për stolin e skuadrës napoletane.

“Zhoze Murinjo nuk është pjesë e planeve tona. Nuk është diskutuar kurrë, pavarësisht lidhjeve (mediatike). Besoj se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Itali”, ka bërë të qartë Aurelio De Laurentisi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online