“Me Milanin është një histori dashurie”, Zhiru tregon objektivat: Na mungon Liga e Europës në kabinetin e trofeve, vështirë të mendosh për skudeton

Oliver Zhiru është një nga shtyllat kryesore të këtij Milani. 37-vjeçari ka qenë vendimtar për kuqezinjtë edhe në këtë sezon, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Kontrata përfundon në verë dhe palët nuk kanë vendosur ende për një rinovim. Megjithatë, francezi qetëson tifozët, duke u shprehur se historia e tij me Milanin është një histori dashurie. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Oliver Zhiru tregon objektivat e kuqezinjve këtë sezon, ku pranon se Liga e Europës është një trofe që i mungon vitrinës së klubit.

“Ende nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por e di që ndihem mirë këtu dhe se kam bërë gjëra të mëdha në Milano. E jona është një histori dashurie. Nuk e kemi diskutuar ende temën e rinovimit me klubin, do të shohim dhe do të vendosim më vonë. Gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të fokusuar në objektivat e ekipit. MLS? Ka edhe vende të tjera, në fund të sezonit do të hapen më shumë mundësi dhe unë do të marr vendimin tim. Si futbollist dhe si familjar.

Objektivi është të përqendrohemi në rrugën tonë. Nëse jemi mirë dhe bëjmë siç duhet, mund të përpiqemi të shkurtojmë diferencën me Juventusin dhe Interin, të cilët po luajnë një sezon të mrekullueshëm. Në prill do t’i takojmë të dy, njëri pas tjetrit, duhet të arrijmë sa më shpejt. Fillimisht fitojmë dhe fitojmë pikë, pastaj flasim. Për momentin është e vështirë të mendosh për skudeton. Europa League? Ne jemi pak të jashtëm dhe pak favorit. Është një trofe që duam të përpiqemi ta fitojmë edhe sepse mungon në kabinetin e trofeve të klubit. Objektivi 20 gola? Po, unë mund t’i bëj ato. Unë nuk i vendos vetes asnjë pengesë për qëllime! Do të doja të arrij shifër dyshifrore edhe me asistime”, ka thënë Oliver Zhiruja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online