Transferimi te Juventusi rezultoi i pasuksesshëm, Anjeli: Më jepni Ronaldon pa pandeminë dhe do shihnit një histori tjetër

Andrea Anjeli është shfaqur mediatikisht pas shumë muajve. Ish-presidenti i Juventusit ka dhënë një intervistë për “Financial Times”, ku ka prekur edhe temën e transferimit të Kristiano Ronaldos. Ylli portugez nuk la ndikimin e duhur në periudhën e tij te bardhezinjtë, duke bërë që kalimi i tij në Torino të shihej si i pasuksesshëm. Por Anjeli ka thënë se nëse do të kishte Ronaldon pa pandeminë, atëherë të gjithë do të shihnin një histori tjetër.

“Kristiano Ronaldo? Ishte një lëvizje e mirë. Më jepni Ronaldon dhe më më lini ta hedh në fushë pa pandeminë, do të ishte një tjetër histori”, është shprehur Andrea Anjeli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online